Probleme te Barcelona, Dani Olmo ende nuk është regjistruar

Skuadra e Barcelonës nuk ka arritur të bëjë regjistrimin e futbollistit, Dani Olmo.
‘AS’ raporton se Dani Olmo pritet të mungoj edhe në ndeshjen e ardhshme për klubin katalunas, shkruan Indeksonline
Largimet e Ilkay Gundogan dhe Vitor Roque nuk kanë mjaftuar që Barcelona të bëjë regjistrimin e Dani Olmos të cilin e transferuan gjatë këtij afati kalimtar nga RB Leipzig.
Skuadra e Hansi Flick të shtunën në mbrëmje luan ndeshjen e javës së dytë në La Liga ndaj Athletic Club./Indeksonline/
🚨 The departures of İlkay Gündoğan and Vitor Roque WILL NOT BE ENOUGH for Barcelona to register Dani Olmo. 😳🔵🔴
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) August 22, 2024
(Source: @Diarioas) pic.twitter.com/Hs3DaZ1eho