Probleme te Kombëtarja, lëndohet Ardian Ismajli
Teksa gjendet në Frankfurt të Gjermanisë për të përgatitur takimin ndaj Islandës, të tjera lajme aspak të mira vijnë për Kombëtaren shqiptare.
Pas seancës së mëngjesit, ku Abrashi u stërvit veçmas grupit, edhe këtë pasdite një tjetër futbollist shfaq probleme.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e Hajdukut të Splitit, Ardian Ismajli.
Ai ndjente dhimbje në kofshën e djathtë, dhe për të mos rrezikuar më shumë, ka kryer vetëm vrapime rreth fushës, i diferencuar.