Probleme të reja për Alec Baldwin-n, ngrihet sërish padi ndaj tij
Një furnizues armësh dhe municionesh për filmin western “Rust” ka ngritur një padi kundër Alec Baldwin-it, producentëve dhe anëtarëve të tjerë të ekipit të xhirimit, duke pretenduar se ai u fajësua padrejtësisht për një të shtënë vdekjeprurëse që ndodhi në shesh xhirimi katër vjet më parë.
Në një padi të ngritur në një gjykatë në New Mexico, Seth Kenney, pronar i PDQ Arm & Prop, pretendon se Baldwin dhe të pandehur të tjerë e kanë mbajtur padrejtësisht për vdekjen aksidentale të kineastes Halyne Hutchins dhe plagosjen e regjisorit Joel Souza më 21 tetor 2021, shkruan NBC News, transmeton Indeksonline.
Sipas akuzave në një padi të ngritur javën e kaluar, Kenney pretendon se të pandehurit e përdorën atë për të larguar vëmendjen nga përgjegjësitë e tyre.
“Të pandehurit, individualisht dhe kolektivisht, kërkuan të distancoheshin nga hetimi penal për filmin Rust. Si rezultat, ata komplotuan për të më portretizuar mua dhe kompaninë time si “kurban” në një fushatë shpifjesh mbarëkombëtare”, thuhet në dokument./Indeksonline/

