75 Mall Live Search
14:46 / E Shtunë, 14 Janar 2023 / Gj. Sh

Probleme të reja për Ibrahimoviçin

Është shtyer rikthimi i Zlatan Ibrahimoviçit në fushën e blertë.

41 vjeçari nuk pritet të jetë i gatshëm për Milanin para ndeshjeve të Champions Ligës ndaj Tottenhamit, transmeton IndeksOnline.

Sulmuesi suedez nuk do të udhëtoj me skuadrën drejt Arabisë Saudite, ku kuqezinjët do të zhvillojnë ndeshjen e Superkupës kundër Interit.

Ibrahimoviç po stërvitet i vetëm në Milanello, ku është duke i rikuperuar pas operacionit në gju, që kishte muaj më parë.

Sipas raportit të fundit të Gazzetta, Ibra ende ndjen dhimbje në gju, kështu që rikthimi i tij në aksion ka gjasa të vonohet më tej./IndeksOnline/