11:51 / E Mërkurë, 12 Qershor 2024 / G T

Probleme tek Anglia, mbrojtësi Stones mungon në stërvitje

Kombëtarja e Anglisë sot gjatë ditës mbajti seancën e radhës stërvitore në Gjermani.

Por, mbrojtësi i Manchester Cityt, John Stones mungoi, shkruan Indeksonline

Ashtu siç raporton faqja zyrtare e “Tre Luanëve”, Stonesi mungon shkaku i një gripi.

Kujtojmë se ndeshja e parë e Anglisë në Euro-n 2024 është kundër Serbisë, më 16 qershor./Indeksonline/