75 Mall Live Search
10:24 / E Mërkurë, 15 Qershor 2022 / OSH

Problemet financiare, skuadra e njohur franceze bien në ligën e tretë

Skuadra francize, Bordeaux është zbritur në nivelin e tretë të futbollit francez si pasojë e problemeve të tyre financiare.

Klubi përfundoi sezonin e kaluar në fund të tabelës së Ligës 1, dhe po përgatitej për një sezon në Ligën 2 për herë të parë që nga viti 1990.

Por, mbrëmë ata u sanksionuan nga Drejtoria Kombëtare e Kontrollit dhe Menaxhimit (DNCG), e cila urdhëroi një ulje të mëtejshme në Divizionin Kombëtar 1, pas një ekzaminimi të financave të Bordeaux.

Bordeaux, kampion i Ligës 1 në vitin 2009, konfirmoi se po apelojnë vendimin, i cili thuhet se do t’u sigurojë atyre dy javë shtesë për të rregulluar financat e tyre, dhe ata mund të mbledhin ende fonde shtesë.

Bordeaux thuhet se ka borxhe afro 40 milionë euro, dhe nëse aprovohet apelimi, klubi francez nuk do të garojë në National 1, por ata do të luajnë sezonin 2022/23 në Ligën 2 të Francës.