Problemet në mbrojtje/ Mustafi ‘shpëtimtari’ i Liverpoolit!

Shkodran Mustafi po flitet se mund të jetë ‘shpëtimtari’ i Liverpoolit!
Skuadra e Liverpoolit po vuan në fazën defansive për shkak të problemeve me lëndimet.
BT Sport ka dhënë një sugjerim për klubin e Jurgen Klopp. Ata kanë thënë se Shkodran Mustafi mund të jetë lojtari ‘shpëtimtar’ në fazën e mbrojtjet për kampionët në fuqi.
Mustafi është duke kërkuar ndërprerje të kontratës më klubin e Arsenali-t, andaj një marrëveshje me Liverpoolin do të jetë e mirëseardhur – si për lojtarin ashtu edhe për klubin ‘The Reds’.
Mbrojtësi shqiptar që mbron ngjyrat e Kombëtares së Gjermanisë, mund të jetë transferimi i Jurgen Kloppit gjatë mini-afatit të janarit.
Kujtojmë që Mustafi është i lidhur ngushtë edhe për një transferim në Serie A./IndeksOnline/