Problemet politike mund të ndikojnë në emërimin e trajnerit të ri të Manchesterit

Manchester United duket se është i vendosur që të emëroj në krye të skuadrës trajneri aktual të Ajaxit, Erik ten Hag.
Me marrëveshjen e përkohshme që ka me trajnerin Ralf Ragnick, United tani duhet të mendoj për një zgjidhje afatgjate, shkruan Indeksonline.
Ten Hag është favoriti për të marrë drejtimin e skuadrës pasi tashmë është intervistuar nga Djajtë e Kuq.
Holandezi i ka ndaluar mediat angleze të ndjekin konferencat për shtyp të Ajaxit, pasi ai duket se do të përfundoj sezonin me skuadrën aktuale pa rënë në sy të mediave për marrëveshjen me United.
Ten Hag është duke kërkuar për të sjellë ish yllin e United, Robin van Persie përsëri në Old Trafford si pjesë e stafit të tij.
Por sipas The Times, kjo mund të jetë më e komplikuar sesa pritej fillimisht për shkak të implikimeve të shkaktuara nga Brexit.
United frikësohet se për shkak të çështjeve me një leje pune, holandezit mund t’i mohohet hyrja. Ish-sulmuesi i United është ndihmës trajneri aktual i Feyenoord, por i mungon përvoja elitë e trajnerit.
Për shkak të paaftësisë së tij që punon në një rol të elitës së trajnerit, një leje pune në Mbretërinë e Bashkuar thuhet të jetë më e vështirë për të marrë pas-Brexit. /IndeksOnline/