Problemet teknike pamundësojnë ribashkimin e Brad Pitt dhe Jennifer Aniston në ekran

Tifozët që shpresojnë të kapin Brad Pitt dhe Jennifer Aniston së bashku në ekran përsëri për herë të parë pas shumw vitesh do tw zhgwnjeheh.
Çifti i dikurshëm ishte planifikuar të ribashkohej në leximin live të filmit klasik Fast Times në Ridgemont High , por ngjarja u shty për shkak të “vështirësive teknike”.
Ngjarja virtuale fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të enjten mbrëma, por u zhvendos për të premten (21 gusht). Tani është e paqartë se kur do të ndodhë ngjarja.
Përfaqësuesit për ngjarjen i thanë Variety se “vështirësitë teknike” kanë shkaktuar shtyrjen. Ngjarja është planifikuar të ndodhë, por një datë dhe kohë e re nuk janë njoftuar”./Indeksonline/