75 Mall Live Search
10:53 / E Premte, 12 Janar 2024 / Gj. Sh

“Problemi është te leku”, vonohet transferimi i Florent Muslijës në Bundesliga

Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Florent Muslija pritet të transferohet në Bundesliga, te skuadra e Freiburgut.

Por, një transferim i tillë mund të anulohet, kjo për shkak të ofertës që ka bërë ekipi gjerman në drejtim të Paderbornit, shkruan Indeksonline

Skuadra ku bën gara në Bundesliga 2 kërkon 1.5 milionë euro për mesfushorin më të mirë në skuadër.

Kruse BILD raporton se Freiburg ka ofruar një shumë më të vogël sesa 1.5 milionë.

25-vjeçari gjatë këtij sezoni me fanellën e Paderbonit 07 ka zhvilluar 16 ndeshje, ka shënar 7 gola dhe ka bërë katër asiste.

Freiburg gjatë këtij sezoni në Bundesliga, në 16 xhiro ka grumbulluar 24 pikë dhe gjendet në pozitën e 8-të./Indeksonline/