75 Mall Live Search
14:26 / E Premte, 12 Shkurt 2021 / A. A

“Problemi Hysaj – Rrahmani, imazh i keq”

Ish futbollisti i Juventusit dhe Napolit, Leandro Rinuado e ka komentuar incidentin mes Amir Rrahmanit dhe Elseid Hysajt.

Në ndeshjen kundër Atalantas, Rrahmani ia zgjati dorën Hysajt teksa ky i fundit po largohej nga loja, por Hysaj nuk ia shtrëngoi dorën.

Rinuado thotë se ajo pamje është një imazh i keq për Napolin, transmeton Indeksonline.

“Padyshim që është një imazh i keq, sepse tregon se Napoli po përjeton një periudhë negative. Unë besoj që Napoli me të vërtetë është i vortë dhe ka nevojë që lojtarët të vetëdijësohen. Periudha e mbetur deri në fund të sezonit nuk do të jetë aspak e lehtë” deklaroi Rinaudo për Radio Kiss Kiss.

/Indeksonline/