75 Mall Live Search
15:53 / E Premte, 15 Korrik 2022 / B O

Problemi i dy kompanive gjigante, merren veshe Dior e Valentino

Industria e modës është vërtetë konkurruese në botë. Kur jemi te kjo, ditët e fundit linden polemika në mes dy shtëpive të mëdha të modës, Dior dhe Valentinos.

Kur Valentino prezantoi koleksionin e ri të veshjes në shkallët legjendare spanjolle Spanish Steps me datën 8 korrik, kjo duket se i pengoi kompanisë së saj rivale, Diorit.

Dior kërkoi nga ajo 100,000 euro kompenzim me arsyetimin se klientët e kësaj shtëpie nuk mund të arrinit tek dyqani i tyre për shkak se Valentino kishte bllokuar kalimin. Butiku i Dior ndodhet në afërsi të shkallëve dhe duket se shou i Valentinos ndikoi negativisht në trafikun e këmbësorëve atje.

Pra sipas Dior, klientëve të tyre iu pamundësua arritja tek dyqani, pasi që në ngjarjen e prezanimit të modës së Valentoinos ishin vënë barriera në vendngjarje.

Shou i modës së Valentinos tërhoqi turmë të madhe të pjesëmarrësve, përfshirë këtu të disa yjeve të shoubiznesit, si Anne Hathaway, Anna Wintour, Naomi Campbell, Andrew Garfield e Kate Hudson.

Megjithatë duket se më në fund, problemet në mes tyre u zgjodhën. Sipas disa burimeve ditë më parë, Dior vendosi të tërheqë kërkesën për kompenzim. Dior ka thënë se po e tërheqë kërkesën pasi që të dy shtëpitë kanë lidhje shoqërore në mes vete.