75 Mall Live Search
08:12 / E Premte, 29 Janar 2021 / Blerim

‘Problemi’ Ozil/ Fenerbahçe zvogëloi pagat e lojtarëve për ta transferuar atë!

Skuadra e Fenerbahçes bëri një super transferim gjatë afatit të janarit.

Klubi turk transferoi mesfushorin ofansiv, Mesut Ozil nga klubi i Arsenalit për 5 milionë euro, shkruan IndeksOnline.

Për t’ia dalë me pagesën – klubi i Fenerbahçes zvogëloi pagat e disa lojtarëve.

Skuadra turke, ia zvogëloi Luis Gustavos pagën vjetore nga 3.2 në 2.5 milionë euro – si dhe lojtarit Serdar Aziz nga 10 milionë në 8 milionë euro.

Kujtojmë që Mesut ka nisur stërvitjet me Fenerin dhe pritet që gjatë kësaj jave ta bëjë debutimin e tij në Superligën e Turqisë./IndeksOnline/