75 Mall Live Search
11:45 / E Enjte, 29 Korrik 2021 / AR

Procedohet për konsultime publike Koncept Dokumenti për procesin e vetingut në drejtësi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka bërë të ditur se është proceduar për konsultime publike, drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në sistemin e drejtësisë.

Haxhiu përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë.

Postimi i plotë i Albulena Haxhiut:

Sot është proceduar në konsultime publike drafti i Koncept Dokumentit për Zhvillimin e Procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë.Vetingu është një projekt i jashtëzakonshëm që si prioritet strategjik ka përmirësimin e integritetit të institucioneve të drejtësisë në Kosovë dhe rikthimin e besimit të qytetarëve në sistemin e drejtësisë. Andaj, nga sot deri më datën 19 gusht i mirëpresim komentet e çdo zyrtari publik por edhe qytetari për këtë Koncept Dokument ashtu që të arrijmë ta finalizojmë këtë proces në mënyrën më të suksesshme.