22:42 / E Mërkurë, 25 Prill 2018 / indeksADMonline

Procedura e thjeshtë e pastrimit të zorrës që do t’ju shpëtojë një herë e mirë nga të gjitha problemet

Gjithmonë fuqia pastruese e ujit është përdorur për qëllime kuruese. Në naturopati veçoritë e ujit përdoren dhe për të pastruar zorrën e trashë, pikërisht me hidrokoloterapi, një lavazh i zorrës mirëbërës që ka si qellim të eleminojë mbeturinat dhe toksinat: ndihmon të detoksifikohemi, të shfryjme barkun, të luftojmë shqetësimet e zorrëve dhe të zgjidhim shumë probleme të tjera shëndetësore, edhe ato që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me zorrën e trashë.

Pa dhimbje dhe pa përdorur medikamente: hidrokolonterapia është një ilaç natyral i bazuar në pastrimin e zorrës së trashë.

Më konkretisht hidrokolonterapia është një pastrim i zorrës së trashë nëpërmjet ujit të cilit i shtohen substanca terapeutike (kripëra minerale). Ky ujë futet nëpërmjet rektumit në mënyrë delikate dhe pa dhimbje.

Funksioni i ujit me kripëra minerale është t’i bëjë feçet të lëngshme, të heqë mbeturinat që veshin muret e zorrës së trashë duke i nxjerrë jashtë substancat e refuzuara nga organizmi.

Lëngu i futur gjatë lavazhit të zorrës i shtohet volumit të feçeve duke ushtruar një presion në muskulaturën e zorrës dhe duke stimuluar intensivisht reflekset e defekimit.

Përse bëhet?

Çdo ditë mbetjet dhe toksinat që lidhen me të ushqyerit dhe stresin, e helmojnë zorrën e trashë që humbet kështu një pjesë të funksionit. Të gjitha këto që depozitohen në zorrën tonë të trashë mund të jenë shkak i shumë patologjive të pjesëve të ndryshme të trupit tonë, si p.sh aparati i frymëmarrjes, lëkura, sistemi nervor dhe aparati tretës.

Hidrokolonterapia lejon eleminimin e të gjitha mbetjeve që janë depozituar në muret e zorrës sonë si: qeliza të vdekura epiteliale, materiale fekale, mbetje që irritojnë zorrën, toksina, parazitë dhe substanca të tjera të dëmshme për organizmin tonë. Eleminohen ndër të tjera dhe gazërat prezente në brendësi të zorrës së trashë.

Zorra e pastruar rigjen funksionimin e saj optimal,duke favorizuar imunitetin natyral dhe duke riekuilibruar procesin e asimilimit dhe eleminimin e substancave, duke rregulluar kështu harmoninë e brendshme dhe për pasojë përmirësohet shendeti i përgjithshëm i individit.

Kujt i bën mirë hidrokolonterapia?

Per sa është thënë më tepër mund të konfirmohet se praktikisht janë të paktë personat që nuk kanë nevojë. Këshillohet veçanërisht për kë vuan nga probleme intestinale ose shqetësime që mund të lidhen me një keqfunksionim të zorrës së trashë. Një nga indikacionet primare është kapsllëku,i cili zgjidhet duke e pastruar në thellësi zorrën dhe rikthen funksionet normale të tij. Është e mundur gjithashtu të ketë përfitime dhe në prani të shqetësimeve të tjera si: diarre, fryrje, meteorizëm, infeksione mikotike të zorrës, zorrë e irrituar etj.

Sa hërë është e nevojshme të praktikohet?

Sipas patologjisë që trajtohet, numri i seancave varion nga 3 në 12, të shpërndara nga 2 deri në 10 javë.

Është e vërtetë që e shfryn barkun?

  1. Lavazhi i zorrës së trashë është efikas edhe kundër meteorizmit dhe fryerjeve, dy shqetësime të provokuara nga dizbioza (mungesa e florës bakteriale të zorrëve) . Praktikisht, barku “fryhet” sepse feçet fermentohen dhe ngecin, duke bërë që organizmi

të thithë substancat toksike. Hidrokolonterapia ndërhyn pikërisht duke liruar zorrën e trashë nga këto substanca, duke e oksigjenuar dhe duke rikrijuar kështu ambientin natyral origjinal.

Mund t’i bëjë mirë lëkurës?

Sigurisht. Zorra dhe lëkura janë organe të lidhura ngushtësisht, prandaj ky trajtim reflektohet menjëherë në sipërfaqjen kutane. Lëkura në fakt sillet si një sfungjer dhe ndër detyra të tjera, ka dhe atë që të ndihmojë veshkat të eleminojnë toksinat nga organizmi. Nëse këto janë me tepri, lëkura ndikohet duke zhvilluar infeksione lëkure, akne dhe psoriaze.

Si kryhet?

Kryhet duke përdour një aparaturë të veçantë që bën të rrjedhë ujë në zorrën e pacientit dhe në të njëjtën kohë lejon materialet fekale të dalin nëpërmjet një tubi tjetër që rikthehet në aparaturën e lartpërmendur. Pacienti është i shtrirë në shtrat. Futja e ujit dhe shkarkimi i materialeve fekale vazhdon derisa uji të dalë krejtësisht i pastër. Gjithçka zhvillohet në një sistem të mbyllur, shumë higjenik. Duhet theksuar se aparati i hidrokolonterapisë duhet të jetë profesional dhe jo i vetëndërtuar apo i prodhuar nga kompani që nuk ofrojnë sigurinë e nevojshme.

Perfitimet e Hidrokolonterapisë

Benefitet e hidrokolonterapisë janë veërtetë të shumta dhe mund t’i vërejmë që në seancat e para. Duke vepruar mbi organin kryesor të eleminimit, zorrën, nxjerrin dhe eleminojnë sasi të mëdha mbeturinash në çdo trajtim.

Avantazhet e hidrokolonterapisë janë:

» Dizintoksimi i përgjithshëm i organizmit me pastrim të thellë

» Ndjesi mirëqënieje: eleminim i mukozës, gazit të zorrëve, toksinave, grimcave ushqimore të patretura.

» Ndjesi lehtësimi: presioni mbi organet e afër njëri-tjetrit zhduket.

» Përmirësim i sëmundjeve të zorreëve: kapsllëk, kolit, dizbiozë (alterim i florës bakteriale), sindromi i zorrës së irritueshme, hemorroide, meteorizëm (fryrje e barkut), diarre.

» Shtim i tonicitetit abdominal dhe të peristaltikës: nëse zorra është shumë bllokuar nuk mund të keni një peristaltike të mirë.

» Zhdukje të papastërtive tipike të lëkurës të tilla si: puçrra, pika të zeza, akne, eczema dhe dermatit.

» Sëmundjet gjinekologjike përfitojnë dukshëm: për shembull vaginiti dhe leukorrea.

» Myku ose kandidoza (infeksioni i mykut) ka lehtësim të dukshëm nga hidrokolonterapia.

» Përmirësohen sëmundjet urologjike: cistiti dhe infeksionet e rrugëve urinare.

» Tretje me e shpejtë dhe zbutje e frymës së keqe (alitozë) dhe ndjesisë së përgjumjes pas ngrenies.

» Funksionim me i mirë i melçisë, për sa kohë toksinat e pengojnë funksionimin e mirë të saj.

» Eleminim i substancave toksike në gjak.