Proces i qetë zgjedhor në kryeqytet, ja çka thonë qytetarët
Në Prishtinë po vazhdojnë votimi i qytetarëve. Në mesditë po shihet një interesim më i madh për të votuar, pasi deri në orën 13:30, janë votuar 23,935 qytetarë ose 10.90 përqind.
Votimi po vazhdon edhe në qendrën e votimit në shkollën “Faik Konica”, në Prishtinë, ku të drejtë vote kanë 5273 qytetarë.
Qytetarja Fahrie Luma u shpreh për KosovaPress, se ka votuar në mënyrë të rregullt dhe nuk ka pasur ankesa, megjithëse zgjedhjet e kanë lodhur kësaj radhe dhe pret ndryshim.
“Po kam votuar, procesi shkoi mirë shumë, jo nuk kam pasur ankesa, ne presim ndryshim, shpresoj se u lodhëm”, tha ajo.
Qytetari Mehmet Haxhiu u shpreh se ka votuar dhe njëkosisht nuk ka pasur problem gjatë procesit zgjedhor.
“Po kam votuar, procesi zgjedhor shkoi shumë mirë, nuk po shihet problem unë që nga mëngjesi kam qenë këtu por nuk po shihet që ka ndonjë problem shumë mirëpo shkon , pres që të fitoj njerëz që dinë më udhëheq shtetin që të formohet qeveria dhe të kemi një jetë më të mirë”, u shpreh ai.
Qytetari tha se kam votuar dhe pres pak ndryshim.
“Po kam votuar, shumë mirë, jo nuk kam pasur problem, të gjitha ishin në rregull, nuk po di çfarë të them, pak ndryshim”, theksoi ai.
Një qytetar tjetër u shpreh se do të votojë.
“Unë ende jo por nusja po sepse unë votimin e kam në tjetrën shkollë” , tha ai.
Përndryshe, në kryeqytet deri në orën 13: 30 kanë votuar 23,935 qytetarë ose 10.90 përqind.

