75 Mall Live Search
09:30 / E Shtunë, 27 Shtator 2025 / A

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Zëdhënësi i Speciales: Gjyqtarët do të marrin vendim për besueshmërinë dhe peshën e secilës dëshmi

Procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK’së, Zëdhënësi i Speciales: Gjyqtarët do të marrin vendi

Procesi gjyqësor ndaj ish krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po shkon drejtë fundit. Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka filluar të dëgjohen dëshmitarët e mbrojtjes së ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi e ku deri më tani kanë dëshmuar tre zyrtarët, dy prej tyre amerikan, e njëri britanik.

Për procesin ka folur zëdhënësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Michael Doyle.

 “Po, dëshmitë e dëshmitarëve po zhvillohen në përputhje me ligjin dhe me rregullat e procedurës dhe të provave. Në fillim, në pjesën e parë të gjykimit, dëgjuam dëshmitarët e thirrur nga Prokuroria që dhanë dëshmitë e tyre, ndërsa tani janë dëshmitarët e mbrojtjes, të cilët thirren nga vetë mbrojtja, duke përzgjedhur ata dëshmitarë që mendojnë se mbështesin më së miri rastin e tyre. Në fund të gjykimit, janë gjyqtarët ata që do të marrin vendim për besueshmërinë dhe peshën e secilës dëshmi, duke i vlerësuar provat dhe dëshmitë në tërësi, për të vendosur nëse për secilën akuzë është dëshmuar përtej dyshimit të arsyeshëm. Pra, do të jenë gjyqtarët ata që me kujdes do të vlerësojnë çdo dëshmi të dëshmitarëve”, ka deklaruar Doyle.

Deri tani, vetëm mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit kanë paraqitur dëshmitarë.

“Mbrojtja e Thaçit ka treguar se dëshiron të thërrasë gjithsej 11 dëshmitarë, ndërsa mbrojtja e Krasniqit ka thënë se dëshiron të thërrasë edhe 2 të tjerë. Pra, gjithsej 13 dëshmitarë. Deri tani kemi dëgjuar tre, kështu që pres që ekipet mbrojtëse të thërrasin edhe 10 dëshmitarë në sallë gjyqi dhe gjithashtu të dorëzojnë disa dëshmi me shkrim”, potencoi zëdhënësi.

Michael Doyle është rezervuar sa i përket procesit pas dëshmive të dëshmitarëve të mbrotjtes.

 “Siç e përmenda, si Prokuroria ashtu edhe Mbrojtja kanë mundësinë të thërrasin dëshmitarët që mendojnë se mbështesin më së miri rastin e tyre. Javën e kaluar dhe këtë javë dëgjuam tre dëshmitarët e parë të thirrur nga mbrojtja. Në fund të procesit gjyqësor, gjyqtarët do të jenë ata që do të vlerësojnë besueshmërinë, peshën dhe rëndësinë e çdo prove dhe çdo dëshmie, duke i marrë parasysh të gjitha dëshmitë në mënyrë gjithëpërfshirëse”, ka theksuar Doyle për Ekonomia Online.

Më 15 shtator (2025) i pari që doli në bankën dëshmitarëve ishte ish-ndihmës i sekretarit amerikan të Shtetit,James Rubin. Rubin ishte dëshmitar i thirrur nga mbrojtja e Hashim Thaçit për të dhënë versionin e tij mbi ngjarjet kyçe të luftës në Kosovë. Pas Rubin ka dëshmuar juristit amerikan Paul Ëilliams, këshilltar ligjor i delegacionit kosovar në Rambuje dhe britaniku John Duncan, që ka qenë tre vjet këshilltar i Komandantit të Forcave të NATO-s, Ëesley Clark, gjatë viteve 1998–2001. Ka shërbyer gjithashtu në misione të tjera diplomatike, si në Sudan dhe Francë.