75 Mall Live Search
14:10 / E Martë, 30 Dhjetor 2025 / KV

Procesi i numërimit të votave po vazhdon, dalin rezultatet paraprake për kandidatët më të votuar të partive kryesore

Janë numëruar 950 nga 2557 vendvotime në nivel vendi, që përfaqësojnë 37.15 për qind të totalit. Nga të dhënat preliminare të publikuara deri tani, janë evidentuar pesë kandidatët më të votuar të katër subjekteve kryesore politike në Kosovë, transmeton IndeksOnline.

Lëvizja Vetëvendosje kryeson bindshëm me vota individuale, ku Albin Kurti prin me mbi njëqind mijë vota.

Renditja e kandidatëve më të votuar brenda VV-së deri në këtë moment është si vijon: Albin Kurti – 126,817 vota Glauk Konjufca – 98,968 vota, Albulena Haxhiu – 51,643 vota, Hekuran Murati – 51,285 vota, Donika Gërvalla-Schwarz – 45,523 vota.

Në Partinë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ruan epërsinë me mbi 57 mijë vota, ndërsa diferencat me kandidatët që e pasojnë janë dukshëm më të mëdha.

Top pesë më të votuarit e PDK-së janë: Bedri Hamza – 57,574 vota Arian Tahiri – 27,348 vota, Përparim Gruda – 25,633 vota, Uran Ismaili – 19,942 vota, Sala Jashari – 18,260 vota

Në Lidhjen Demokratike të Kosovës, kryetari Lumir Abdixhiku udhëheq listën me mbi 28 mijë vota.

Pas tij rreshtohen: Lumir Abdixhiku – 28,075 vota Hykmete Bajrami – 17,853 vota, Ukë Rugova – 15,596 vota, Doarsa Kica-Xhelili – 13,717 vota, Avdullah Hoti – 13,689 vota,

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj mban pozitën e parë me mbi 14 mijë vota, ndjekur nga Daut Haradinaj dhe Besnik Tahiri.

Pesë kandidatë më të votuar deri tani janë: Ramush Haradinaj – 14,198 vota Daut Haradinaj – 8,670 vota, Besnik Tahiri – 8,560 vota, Bekë Berisha – 6,393 vota, Time Kadrijaj – 5,759 vota

Këto janë rezultate preliminare dhe pritet të ndryshojnë me numërimin e mëtejmë të kutive, përfshirë votat me kusht dhe ato të diasporës.