75 Mall Live Search
09:13 / E Premte, 23 Janar 2026 / S Z

Procesi përmbyllet plotësisht në 19 komuna, Elezi: KQZ-ja po punon për shpallje sa më të shpejtë të rezultateve

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) është duke vazhduar procesi i numërimit të fletëvotimeve për të cilat KQZ-ja ka marrë vendim që të rinumërohen.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi ka treguar për Ekonomia Online se numri i komunave që kanë përmbyllur plotësisht rinumërimin është 19 dhe kanë mbetur edhe gjysma tjetër.

 “Nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri tani janë rinumëruar rreth 49% apo 1,240 nga 2,557 vendvotime. Pra, procesi është përmbyllur plotësisht në 19 komuna dhe kanë mbetur që të rinumërohen rreth 1,300 vendvotime të tjera, që i takojnë 19 komunave të tjera”, tha Elezi.

Më tej, Elezi tha se KQZ-ja është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë të përmbyllë procesin e rinumërimit dhe të shpallë rezultatet përfundimtare.

 “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke u përpjekur maksimalisht që të përmbyllë në një kohë sa më të shpejtë rinumërimin e të gjitha vendvotimeve të mbetura, në mënyrë që të procedojmë me shpalljen e rezultateve përfundimtar të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës”, tha Elezi.

Sipas Elezit, ashtu siç parashihet në Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme, subjektet politike dhe kandidatët do të mund të parashtrojnë ankesat e tyre në PZAP dhe, eventualisht, procesi mund të vazhdojë deri në Gjykatën Supreme.

Vetëm pas përfundimit të përfundimit të shqyrtimit, vendimmarrjes dhe zbatimit të vendimeve, KQZ-ja mund të procedojë me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve dhe njëkohësisht përmbylljes së procesit zgjedhor.