Procesohen mbi 88% e votave në Mitrovicë, përfundimi pritet sot

Procesi i verifikimit të votave në Komunën e Mitrovicës së Jugut është ende në zhvillim dhe pritet që të kryhet sot.
Sipas të dhënave të publikuara në faqen zyrtare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), deri tani janë verifikuar 88,57 për qind e votave.
Bazuar në rezultatet e deritashme, Arian Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës kryeson me 49.32% të votave të numëruara, apo 13,506 Vota, ndërsa Faton Peci nga Lëvizja Vetëvendosje ndodhet pas tij me 46.43%, apo 12,715 Vota.
Procesi i verifikimit pritet të vazhdojë deri në përfundimin e plotë të numërimit të të gjitha votave.