11:24 / E Mërkurë, 27 Qershor 2018 / indeksADMonline

Prodhohet “milkshake” më i shtrenjtë në botë me gurë Swarovski (Video/Foto)

Një restaurant në Nju Jork “Serendipity 3”, ka krijuar një kryevepër e cila konsiderohet më e shtrenjta e llojit të vet.

Bëhet fjalë për një milkshake, që është në dispozicion nga 20 qershori, e njohur si Dita kombëtare e milkshake në SHBA, transmeton Indeksonline.

Kjo pije mahnitëse që ka çmim 100 dollarë, është i përbërë nga 3000 kristale të Swarovskit.

Ndonëse përbërësit dihen, askush nuk e di si përgatitet kjo pije që po bën bujë.

Kuzhinieri i restaurantit përzgjodhi produktet më unike dhe të këndshme për të përgatitur pijen si: qumësht i Jerseyt, akullore vanilje nga Tahiti, krem nga Britania, krem vanilje nga Madagaskari, 23 karat ari ushqimor, krem me bari, krem nga Venezuela, si dhe qershi të ëmbla. /Indeksonline/

Temat: