75 Mall Live Search
14:11 / E Mërkurë, 18 Shtator 2024 / MSH

Prodhuesi i “pagers”-it në Tajvan mohon lidhjet me sulmin në Liban

Gara për të gjetur krijuesin e “pagers”-it, pas shpërthimit në Liban ka marrë një kthesë të papritur.

Rrugët çojnë drejt një kompanie tajvaneze, për të cilën pakkush kishte dëgjuar deri këtë mëngjes, shkruan BBC-i.

Të paktën 12 persona u vranë dhe rreth 3.000 u plagosën në shpërthimet e së martës, që synonin anëtarët e grupit të armatosur Hezbollah, transmeton Indeksonline.

I kapur në krizë, themeluesi i firmës tajvaneze “Gold Apollo”, Hsu Ching-Kuang, mohoi kategorikisht se kompania e tij kishte lidhje me sulmet.

Në vend të kësaj, Hsu ka thënë se e ka licencuar markën e tij tregtare në një kompani në Hungari, të quajtur “BAC Consulting” për të përdorur emrin “Gold Apollo” në “pagers” të tyre.

“Ju po e shihni Libanin. Ato [pager] nuk kanë asnjë shenjë përmbi që thotë “Made in Taiwan”. Ne nuk i kemi bërë ato”, tha Hsu para gazetarëve.