75 Mall Live Search
10:55 / E Hënë, 26 Mars 2018 / indeksADMonline

Prodhuesi më i fuqishëm i pistoletave amerikane po falimenton!

Prodhuesi i njohur i pistoletës amerikane, ‘Remington’ ka paraqitur një kërkesë për falimentim.

Remington do të lejohet të bëjë biznes duke ristrukturuar borxhin e tij masiv. Kompania planifikon të reduktojë borxhin me 700 milionë dollarë.

Remington planifikon të vazhdojë të bëjë pistoleta. Madje nga kompania është thënë se prodhimi nuk do të shqetësohet nga procesi i ristrukturimit, transmeton Indeksonline.

E themeluar në vitin 1816, Remington është një nga prodhuesit më të vjetër dhe më të famshëm të p pistoletave në botë. Ajo është në pronësi të Cerberus Capital Management, e cila planifikon të shesë kompaninë pas përfundimit të falimentimit./Indeksonline/