Prodhuesit kosovarë tregojnë suksesin e madh, pas vëniës së taksës 100%
Klubi i Prodhuesve të Kosovës, përmes një reagimi ka pasqyruar rezultatet nga taksa e vënë ndaj Serbisë dhe Bosnjës dhe Hercegovinës. Në reagimin e tyre thuhet se rrallë herë ka ndodhur, sikurse tani, që në supermarketet kosovare të mbizotërojnë prodhimet vendore.
Këtë gjë ata e kanë ilustruar me disa fotografi, teksa shihen më shumë produkte të prodhuesit kosovarë “Sempre”, sesa ajo “Plazma”.

“Efektet e taksës 100 % ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës vetëm kanë filluar të shihen! Rrallë herë më parë na ka ndodhur të shohim që në supermarketet tona të mbizotërojnë prodhimet vendore. I mbetet tanimë qytetarëve që ta bëjnë zgjedhjen e tyre me prodhimet vendore. Blej prodhime vendore, zgjedhe flamurin e shtetit të Kosovës!”, thuhet në shkrimin e Klubit të Prodhuesve të Kosovës.