22:44 / E Hënë, 10 Qershor 2024 / FR

Producenti i njohur Bini Diez nis podcastin e ri ‘Dheze Mikrofonin’

Bini Diez, një nga producentët më të njohur në industrinë muzikore shqiptare, ka nisur një podcast të ri dhe krejtësisht ndryshe nga të tjerët, me emrin ‘Dheze Mikrofonin’, shkruan Neutral Bizz.

Ky podcast pritet të shkaktojë drama dhe të “dridhë” çdo artistë, pasi Bini Diez do të sfidojë të gjithë artistët që të performojnë live dhe jo playback.

Nën moderimin e Pamela Shqezi, ‘Dheze Mikrofonin’ synon të sjellë një eksperiencë të vërtetë muzikore për shikuesit dhe dëgjuesit, duke testuar aftësitë vokale të artistëve në kushte të drejtpërdrejta. Kjo qasje pritet të jetë një hit i madh në industrinë e muzikës dhe tërheqje për fansat e muzikës cilësore dhe autentike.

Podcasti do të nisë me një mysafir të veçantë, pikërisht këngëtarin e njohur Labinot Tahiri, e cila do transmetohet të mërkurën në ora 20:00.

Bini Diez ka premtuar se ‘Dheze Mikrofonin’ do të jetë një platformë ku artistët do të kenë mundësinë të tregojnë talentin e tyre të vërtetë dhe të sfidohen në një mënyrë që nuk është parë më parë në tregun muzikor shqiptar