Producenti i njohur feston ditëlindjen, urohet edhe nga Ledri Vula
Producenti i shumë hiteve, Arbër Gjikolli, i njohur me emrin artistik, Big Bang sot feston ditëlindjen.
Me këtë rast ai ka marrë urime të shumta nga miq dhe kolegë të tij, ndërsa një i tillë ka ardhur edhe nga reperi i njohur, Ledri Vula.
Ledri i cili njihet për raporte të afërta dhe si një bashkëpunëtor i tij, ka uruar Big Bangun përmes një postimi në InstaStory.
“Urime ditëlindjen!”, ka shkruar reperi në postimin e shoqëruar nga një fotografi e producentit.
Ndryshe, Ledri krahas angazhimeve në koncerte po punon edhe për projekte të reja./Indeksonline/
