Producenti i njohur Timberland interesohet për ‘Vallen e Shotës’
Enisa është një këngëtare e re shqiptare e cila karrierën e saj në muzikë po e zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ku edhe jeton, shkruan Indeksonline.
Ajo është një vajzë mjaft e talentuar në muzikë, dhe njëkohësisht majft aktive edhe me paraqitjet e saj nëpër rrjetet sociale.
Së fundmi ajo është paraqitur nga Malësia e Tuzit, duke kërcyer nën tingujt e valles së Shotës.
“Ne nuk bëjmë twerk, ne kërcejmë Shotën, Opaa, haha” : Ka shkruar Enisa.
Ndërsa ajo që ra në sy ishte komenti i producentit me famë botërore Tiberland, i cili shprehu interesimin për vallen e shotës.
“Cila është kjo këngë, më duhet…”: ka shkruar Timberaland, që duket se i kanë lënë përshtypje tingujt e kësaj valleje të bukur shqiptare. /Indeksonline/
