Producenti kosovar, Big Bang bëhet baba për herë të parë

Producenti i njohur kosovar, Arbër Gjikolli i njohur me emrin artistik Big Bang është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e bëri të ditur nëna e producentit, e cila postoi një fotografi të fëmijës së porsalindur në llogarinë e saj në Instagram teksa shkruan, “Prapë gjyshe”.

Gjinia e foshnjës është djalë dhe çifti e pagëzuan me emrin Titan.
Kujtojmë që Big Bang kurorëzoj dashurinë me Blerina Bokshin në tetor të vitit të kaluar./Indeksonline/