20:17 / E Martë, 29 Tetor 2019 / indeksADMonline

Producenti më i sukseseshëm i muzikës popullore Shaban Rexhepi me surpriza për këtë fundvit!

Tregu muzikor shqiptar gjithmonë ka arritur të jetë i suksesshëm dhe të ketë projekte muzikore të suksesshme falë përkushtimit të jashtëzakonshëm të njerëzve që kanë kontribuar në këtë industri, shkruan OnAir.

Hite muzikore dhe këngëtarë që i kanë rezistuar kohës dhe janë kanë qenë gjithmonë të kërkuar gjithmonë kanë qenë të menaxhuar nga produksioni shumë i suksesshëm Vizioni Libonia.

Shaban Rexhepi është një ndër producentët më të njohur shqiptar të muzikës popullore që ka arritur që të lërë gjurmë në industrinë muzikore shqiptare.

Menaxhimi i emrave të njohur të muzikës shqiptare dhe suksesi i tyre është dëshmia më e mirë e suksesit të Shaban Rexhepit si producent në këtë industri. Edhe ky vit ka qenë shumë i mbushur me projekte muzikore shqiptare të muzikës popullore që kanë prekur miliona klikime.

Falë punës dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm të Shaban Rexhepit promovimi i të gjithë artistëve që bëhen pjesë e Vizioni Libonia bëhet tek faqe që kanë arritur afro 1 milionë abonues.

Secili artist që bëhet pjesë e produksionit të rekordeve “Vizioni Libonia” arrijnë që të promovohen në të gjitha rrjetet sociale që prekin miliona ndjekës. Në këtë projekt punojnë shumë njerëz, gazetarë, dizajner montazher dhe të kjo është një ndër arsyet që të gjitha projektet e këngëtarëve që menaxhohen nga Shaban Rexhepi prekin majat e suksesit dhe arrijnë miliona klikime.

Duke u nisur nga fakti që sot klikimet janë kthyer në matës të suksesit, kjo nuk mungon në asnjë video të publikuar në kanalin zyrtar të Vizioni Libonia në YouTube ku numërojnë afro 1 milion abonues.

Dhe nuk mbaron me kaq!

Edhe këtë fundvit në xhirimet e Vitit të Ri 2020 do të surprizoheni nga produksioni i suksesshëm Vizioni Libonia. Puna e gjatë e një viti do të shikohet në videot që do të publikohen për festat e fundvitit. Emra të njohur të skenës shqiptare do ju surprizojnë me hite muzikore që do lënë gjurmë në tregun muzikor shqiptar.

Në fakt këtë vit producenti Shaban Rexhepi ka nisur edhe me një projekt të ri gjigant në bashkëpunim me Shqipdon Rexhepin dhe Lum Salihun të cilët janë drejtuesit e kësaj kompanie që tashmë ka nisur punën.

Tradita e suksesit 30 vjeçar të Vizioni Libonia do bartet edhe tek kompania më e re në treg Vizion Media të cilët me një staf të jashtëzakonshëm dhe profesionist do xhirojnë klipe, dasma, reklama dhe ahengje të ndryshme familjare.

Shqipdon Rexhepi dhe Lum Salihu do jenë drejtuesit e kësaj kompanie që premton shumë për tregun medial shqiptar.