Gjenden produkte me afat të skaduar, arrestohen 2 persona, në Deçan
Nga NJRHKEK-ja, asistuar nga inspektorët e ATK-së dhe inspektorët e tregut, kanë bërë kontrollimin e dy subjekteve afariste, në Deçan.
Gjatë kontrollit janë gjetur mallra me afat të skaduar dhe produkte të ndryshme pa deklaracion (prejardhje).
Lidhur me rastet, dy të dyshuar meshkuj k-shqiptar, pronarë të lokaleve janë arrestuar.
Pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje./Indeksonline/