75 Mall Live Search
14:02 / E Diele, 29 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Produkte teknologjike që nuk kanë ekzistuar 10 vite më parë

Shumë produkte të mrekullueshme janë shpikur në 10 vitet e fundit dhe disa në pesë apo tetë vitet e fundit. Të inspiruar prej tyre, është momenti i duhur të shikojmë nga e kaluara.

Bota ishte një vend shumë ndryshe 10 vite më parë. Një dekadë më parë nuk porositje dot një taksi Lyft as të shfletohej në Instagram, e as të shikoni një film dhe shkruanit një e-mail në iPad.

Shumë produkte të mrekullueshme janë shpikur në 10 vitet e fundit dhe disa në pesë apo tetë vitet e fundit. Të inspiruar prej tyre, është momenti i duhur për të kthyer kokën pas dhe parë çfarë është shpikur që prej 2009.

iPad

Kur Steve Jobs prezantoi iPad 10 vite më parë, ai e përshkroi si eksperienca më e mirë e shfletimit që mund të keni. “Më i mirë se një laptop dhe se një smartfon,” tha Jobs në skenë në Janar të 2010.

Produkti origjinal kushtonte mes 499 deri në 829 dollarë. Por që atëherë shumë gjëra kanë ndryshuar. Vetëm në 2019-ën Apple prezantoi iPad 10.2-inç, iPad Mini dhe iPad Air.

Snapchat

Snapchat debutoi në App Store në Verën e 2011-ës si një aplikacioni komunikimi që dërgonte foto që fshiheshin automatikisht. Atë kohë quhej Pictaboo por ka të njëjtën ikonë fantazëm që ka edhe sot. Në Shtator të 2011-ës aplikacioni kishte emrin e ri Snapchat dhe gradualisht filloi të fitonte vëmendjen e të rinjve. Gjashtë vite më vonë Snapchat ishte një kompani 22 miliardë dollarëshe.

Oculus

Oculus VR debutoi në 2012 në një garazh në Kaliforni. 19-vjeçari Palmer Luckey lançoi kompaninë në Kickstarter duke ngritur 2.5 milionë dollarë për pajisjen e realitetit virtual. Në 2014-ën Oculus u shit tek Facebook për 2 miliardë dollarë.

Luckey është larguar nga Oculus por kompania e realitetit virtual vijon nën ombrellën e Facebook me tre produkte aktualisht Rift S, Quest dhe Go.

Stripe

Stripe, një startup i ndërtuar për të lënë gjurmë në pagesat online, zyrtarisht debutoi në Shtator 2011. Tashmë kompani si Target apo NFL përdorin teknologjinë e Stripe për të mundësuar pagesat në uebsajtet dhe aplikacionet e tyre. Tetë vite nga debutimi Stripe vlerësohet me 35 miliardë dollarë.

Instagram

Instagram debutoi në Tetor të 2010-ës dhe 25,000 njerëz u regjistruan në ditën e parë. Instagram ishte aplikacioni i vitit në iPhone në Prill të 2012-ës dhe CEO i Facebook Mark Zuckerberg e bleu për 1 miliardë dollarë.

Sot Instagram ka 1 miliardë përdorues aktivë.

Pinterest

Pinterest u themelua në Mars të 2010-ës. Sot aplikacioni ka mbi 300 milionë përdorues aktivë në muaj dhe një prej platformave më të preferuar për të zbuluar përmbajtje të reja. Së fundi po eksperimenton me inteligjencën artificiale dhe kërkimin përmes kamerës në ueb dhe aplikacione mobile. Pinterest doli publik në 2019-ën dhe u vlerësua me 10 miliardë dollarë.