Produktet e higjienes, Spitalit të Prizrenit i kushtojnë 31 mijë euro!
Spitali Regjional i Prizrenit ditë më 3 prill ka finalizuar kontratën e radhës për këtë vit.
Furnizimi me material të ndryshëm për higjienë, nuk është se u ka kushtuar edhe pak, shkruan Indeksonline.
Derisa, vlera e parashikuar e kontratës ka qenë 58 mijë e 190 euro, ky institucion shëndetësor ka arritur ta kurorëzojë atë për 31 mijë e 100 euro.
Tenderi në fjalë i është besuar operatorit ekonomik N.P “Enard”.
Në këtë kontratë bëhet e ditur se tenderi me çmimin më të lartë ka qenë mbi 49 mijë euro.
Poashtu, bëhet e ditur se kohëzgjatja e kontratës është për 12 muaj. /Indeksonline/


