15:50 / E Mërkurë, 20 Janar 2021 / k.v

Produktet nga druri të kompanisë “Vëllezërit Krasniqi” po shiten edhe jashtë vendi

Kombinimet e panumërta nga druri, stilet e ndryshme, ngjyrat dhe kërkesat e palëve për funksionalitet specifik, janë vetëm disa prej gjërave të cilat kompania “Vëllezërit Krasniqi” në Drenas, me shumë punë dhe përkushtim i ofrojnë për kërkesat e palëve.

Sot drejtoresha e Zhvillimit Ekonomik, Egzona Jetullahi, se bashku me shefen e sektorit, Shehrije Mustafa, vizituan punëtorinë e “Vëllezërve Krasniqi”.

Drejtoresha Jetullahi gjatë kësaj vizite, u informua se punëtoria e firmës “Vëllezërit Krasniqi” daton që nga viti 1960, ku 4 gjenerata merren me këtë profesion sipas pronareve Ragip dhe Sabit Krasniqi, të kësaj kompanie.

Fillimisht punëtoria ishte e thjeshtë, por frymëzonte më ide të mëdha, ndërsa sot kjo kompani posedon teknologjinë moderne, ku çdo produkt i tyre e bartë vulën e mjeshtërisë së përsosur dhe dashurisë ndaj punës, ku produktet e këtij biznesi shiten brenda dhe jashtë vendit.