19:00 / E Hënë, 26 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Produktet ‘Vitamina’ nga Kosova në tregun londinez

Ndërmarrja në fjalë falë cilësisë dhe trendëve më të fundit botëror të teknologjisë që përdor, ka arritur që të prek edhe tregjet ndërkombëtare, ku me produktet e saj është e pranishme në marketet londineze, gjermane, zvicerane, shqiptare, Maqedoni Malin e zi e madje edhe në Shtetet Arabe, duke arritur të ketë sukses dhe të radhitet në mesin e pijeve më të kërkuara, duke dëshmuar kështu vlerat që mbart.

Fabrika ‘VJOSA’ që ka gjithsej 30 punëtor, është një nga ndërmarrjet që shpreson se taksa 100% e vënë ndaj Serbisë t’u rikthejë atyre shkëlqimin, t’ia hap dyert dhe t’iu krijoi lehtësira që të gjejnë sukses në mënyrë që produktet e tyre të jenë edhe me shune në duart e qytetarëve të vendit.

Vlejmë të theksojmë se kjo fabrikë e cila prodhon lëngjet ‘Maxi’ dhe ‘Vitamina’ kanë një çmim shumë të volitshëm në tregun e Kosovës, derisa në Londër shiten me një çmim më të lartë, në vendin tonë çmimi është 40% më i lirë.

Kujtojmë që nga vitit 1992 ‘VJOSA’ është një ndër ndërmarrjet e para në Kosovë për prodhimin e lëngjeve me mbishkrim Maxi dhe Vitamina ./Indeksonline/

Post