75 Mall Live Search
13:37 / E Premte, 01 Gusht 2025 / H F

Prof. dr. Armand Krasniqi do ta udhëheqë universitetin “Haxhi Zeka” edhe për katër vjet

Këshilli drejtues i universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë ka rizgjedhur prof. dr. Armand Krasniqin në pozitën e rektorit të këtij institucioni për një mandat të dytë katërvjeçar, në mbledhjen e tij të 20-të zyrtare.

Krasniqi, i cili ka udhëhequr universitetin gjatë katër vjetësve të fundit, është vlerësuar për kontributin e tij në rritjen e cilësisë akademike, forcimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare si dhe avancimin e reformave institucionale në kuadër të universitetit.

Rizgjedhja e tij u cilësua si një shprehje besimi nga ana e këshillit drejtues, në vlerësim të angazhimit të tij gjatë mandatit të parë dhe vizionit për zhvillimin e mëtejmë të universitetit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Universiteti “Haxhi Zeka” ka uruar rektorin Krasniqi për vazhdimin e detyrës, duke i dëshiruar suksese në realizimin e objektivave të reja akademike dhe institucionale për vitet në vijim.