75 Mall Live Search
13:02 / E Hënë, 10 Mars 2025 / S Z

Prof.Dr Berisha ftohet në Florida dhe Kanada për të ligjëruar para liderëve Botërorë për Tiroidën, Diabetin dhe çrregullimet metabolike!

Pas publikimeve në arenën ndërkombëtare, të Inovacioneve në Photobiomodulim apo Laserin e gjëndrës tiroide, duke e vendosur Kosovën në njërën prej vetëm 5 qendrave botërore ku kryhet ky mjekim i tiroidës, Prof.Dr.Venera Berisha- Muharremi ka marrë ftesa për të qenë pjesmarrëse në Konferenca të medha botërore, për të ligjëruar për trajtimin me Fotobiomodulim apo Lazer të Tiroidës dhe efektet e mahnitshme të tij në përmirësim të kualitetit të jetës te femrat me Hashimoti dhe se ftesat e tilla nuk kanë të ndalur prej janarit 2025, edhe përtej kontinentit tonë!

Berisha-Muharremi ka bërë të ditur se ditët e fundit është ftuar si Invited Speaker edhe si ligjeruese në Florida dhe Kanada për të ligjëruar këtë temë para liderëve Botërorë në trajtimet e avancuara në Lëminë e Tiroidës, Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çregullimeve Metabolike!

Por  se është detyruar t’i refuzoj këto dy ftesa, për shkak të obligimeve tjera tashmë të aranzhuara e konfirmuara në muajin maj 2025.

“Pas publikimeve në arenën ndërkombëtare, të Inovacioneve në Photobiomodulim apo Laserin e gjëndrës tiroide, duke e vendosur Kosovën në njërën prej vetëm 5 qendrave botërore ku kryhet ky mjekim i tiroidës, ftesat në Konferenca të medha botërore, për të ligjëruar për trajtimin me Fotobiomodulim apo Lazer të Tiroidës dhe efektet e mahnitshme të tij në përmirësim të kualitetit të jetës te femrat me Hashimoti, nuk kanë të ndalur prej janarit 2025, edhe përtej kontinentit tonë!  E nderuar të jem e ftuar këto ditët e fundit, si Invited Speaker, ndër të tjera vende, edhe si ligjeruese në Florida dhe Kanada për të ligjëruar këtë temë para liderëve Botërorë në trajtimet e avancuara në Lëminë e Tiroidës, Endokrinologjisë, Diabetit dhe Çregullimeve Metabolike! Por sot me goxha dëshprim isha e detyruar t’i refuzoj këto dy ftesa për shkak të obligimeve tjera tashmë të aranzhuara e konfirmuara në muajin maj 2025 ! Sidomos duke pas parasysh që jam edhe një udhëtare pasionante”, ka shkruar Berisha-Muharremi.