75 Mall Live Search
14:28 / E Shtunë, 19 Dhjetor 2020 / OSH

Profa e “ngel” Babën – Gjilani e mposhtë Ballkanin me rezultat të thellë

Skuadra e Gjilanit ka arritur ta mposhtë Ballkanin me rezultat 0:4.

Tre gola të Gjilanit i shënoj Ardit Hila( 12’ 45’ dhe 82’) dhe Darko Nikac (56’), transmeton Indeksonline.

Gjatë tërë ndeshjes, Gjilani ishte skuadër më e mirë dhe më kërkuese. Përveç katër golave, mysafirët patën mundësi të shënojnë më shumë gola.

Kurse ekipi i Ismet Munishit arriti të krijoj raste, por nuk e mposhtë Koliqin në asnjë rast.

Në fund të ndeshjes gjyqtari, Genc Nuza ndëshkoj me karton të kuq futbollistin e Ballkanit, Mevlan Zekën dhe atë të Gjilanit, Jackson Ferreira./Indeksonline/