“Profa i Tik-Tokut”: Mësuesi nga Vushtrria me vallëzimin unik bëhet viral në rrjete sociale
![](https://indeksonline.net/wp-content/uploads/2022/01/27_01_2022_11997850_27_01_2022_18140934_pr.jpg)
Epiteti i “Profa i Tik-Tok-ut” për mësimdhënësin Lulzim Paci, vije nga vallëzimet e tija të publikuara në rrjetin social ku ka fituar zemrat e mijëra përdoruresve që flasin anë e kënd trojeve shqiptare.
Se si ka arritur Lulzim Paci të bëhet aq viral në këtë rrjet social, ka rrëfyer ai vet në një intervistë për Kanal10.
Paci u bë i famshëm në këtë rrjet social me dashurinë e tij për vallen popullore ka rrëfyr edhe për idenë se nga e ka marrë për të publikuar performancën e tij të vallëzimit në këtë rrjet social.
Ai thotë se kjo i është rekomanduar nga kolegë të tij për të promovuar këtë aftësi të tijen në rrjetin social Tik-Tok.
Paci thotë se të afërtit e tij dhe gjithë farefisi njohin pasionin e tij për vallëzim, arsye kjo që ai merr pjesë edhe në ahengje të ndryshme familjare.