“Profa” në Klinë: Me votat e diasporës kalojmë pa balotazh

Zenun Elezaj e ka shpallur fitoren në Klinë. Elezaj i AAK-së ka thënë se me votat e diasporës pret fitore pa balotazh.
“Rezultatet e para tregojnë qartë se po prijmë bindshëm në Klinë.
Kjo është fitore e madhe e besimit dhe e punës së përbashkët, e cila do të vuloset nga vota e qytetarëve tanë brenda dhe jashtë vendit.
Votat e diasporës do ta konfirmojnë fitoren tonë pa balotazh.
Faleminderit nga zemra secilit anëtar, aktivist dhe qytetar që besoi në vizionin tonë për një Klinë më të zhvilluar, më të drejtë dhe më të bashkuar” shkruan Elezaj në njoftim./Indeksonline/