21:54 / E Premte, 24 Korrik 2020 / indeksADMonline

Profa thotë se janë të pasakta deklaratat e Hekuran Muratit: Serbia duhet të paguaj borxhet, jo Kosova!

Udhëheqësi i ekspertëve të ekonomisë për negociatat e Vienës dhe Këshilltar Senior në Riinvest, Muhamet Mustafa e ka komentuar deklaratën e sotme të deputetit Hekuran Muratit, i cili kishte thënë se Kosova i ka pranuar borxhet ndaj Bankës Botërore.

Ndërsa, Mustafa thotë që në negociatat e Vjenës, Delegacioni i Kosovës ka kërkuar qe jo vetëm vonesat por edhe gjithë borxhin qe është dashur te paguhen gjate asaj dekade duhet ta paguaj qeveria Serbe , sepse ka okupuar asetet e lidhura me këto borxhe dhe i ka përdore për politiken e vet koloniale, shkruan Indeksonline.

Tutje, Musatafa kërkon nga deputeti Murati që nëse ka ndonjë informatë në lidhje më këtë, ta thotë të plotë, nga kush është paguar ky borxh dhe kur ka ndodhur kjo.

Postimi i plotë:

DEBATI NE KUVEND SONTE

DEPUTETI HEKURAN MURATI THOTE PASAKTESI ?

Duke përcjelle debatin sonte ne Kuvend , ku po diskutohet lidhur me dialogun me Serbinë , Deputeti Hekuran Murati, potencoi me te drejte çështjen e borxheve te Kosovës ndaj Bankës Botërore qe sipas planit te maturimit është dashur te kthehen gjate viteve 90” Serbia nuk i ka paguar këto borxhe dhe ato pastaj janë rritur edhe për ndëshkimet për vonesa. Ai tha se Kosova i ka pranuar këto borxhe. Kjo nuk është e sakte . Ne negociatat e Vienes, Delegacioni i Kosovës ka kërkuar qe jo vetëm vonesat por edhe gjithë borxhin qe është dashur te paguhen gjate asaj dekade duhet ta paguaj qeveria Serbe , sepse ka okupuar asetet e lidhura me këto borxhe dhe i ka përdore për politiken e vet koloniale. Kjo ka qene kërkese decidive e Kosovës dhe qëndrim i ekipit te eksperteve qe kam udhëhequr unë dhe i gjithë ekipit te unitetit. Marrëveshja me Serbinë nuk është arritur . Plani I Ahtisuarit ka papare mundësinë e një arbiteri neutral por as kjo nuk është zbatuar. Ne Memon qe i kam përgatitur Kryeministrit Hoti për dialogun e tashëm është ripërsëritur qëndrimi i Kosovës sikurse ne Negociatat e Venës.

Deputeti Hekuran Murati, tha se Kosova paska ndryshuar këtë qëndrim dhe se dikush i paska pranuar këto borxhe ! Mua kjo nuk me është njohur, e as nuk e di se te dy palët kane diskutuar borxhet pas negociatave ne Viene. Nëse Hekuran Murati e ka këtë informate le ta thotë te plote, nga kush është pranuar ky borxh dhe kur ka ndodhur kjo ?