“Profën” e duan edhe në politikë, kaq vota mori Bylbyl Sokoli në zgjedhjet e vitit 2025

Trajneri i njohur i futbollit dhe profesori, Bylbyl Sokoli, ishte kandidat i Listës Vetvendosje për Zgjedhjet e Vitit 2025 në Kosovë.
Sokoli në rezultatet preliminare të publikuara nga KQZ-ja ka marrë 14 mijë e 554 vota, shkruan Indeksonline
Me këto numra, ish-trajneri shumë skuadrave të njohura në Kosovë dhe jashtë vendit, pritet të jetë deputet i Republikës së Kosovës për mandatin katër-vjeçar.

66-vjeçari ishte duke e menaxhuar skuadrën e Drenicës kur vendosi t’i bashkohej politikës. Ai u shkarkua menjëherë kur u kuptua se në cilën parti do jetë kandidat.
Bylbyl Sokoli gjatë karrierës së tij ka menaxhuar shumë skuadra, duke përfshi: Dinamon e Ferizaj, Malishevën, Gjilanin, Prishtinën, Ferizajn, Keku-n, Renovën e Maqedonisë së Veriut, Llapin dhe Hysin tashmë të shuar./Indeksonline/
