16:38 / E Hënë, 25 Mars 2019 / indeksADMonline

Profesionet që shkaktojnë pagjumësi

Problemet me gjumë mund të shkaktohen si pasojë e shumë faktorëve, duke filluar nga ushqimi që konsumojmë, sasia e kafes e deri tek puna që e bëjmë, transmeton Indeksonline.

Sipas, disa hulumtimeve, sasia që bëjmë brenda një nate varet shumë nga ajo se çfarë punojmë. Kështu për shembull, ata që merren me mjekësi bëjnë më së paku gjumë, përafërsisht 4 orë e 15 minuta e ata që merren me bukur, bëjnë dy herë më shumë gjumë, rreth 9 orë e 40 minuta.

Në pyetësorin që nxori këto rezultate, morën pjesë 5 mijë britanikë. Në pyetjen se a mendojnë se flenë mjaftueshëm, vetëm 11% e tyre janë përgjigjur pozitivisht.


Kurse pjesa tjetër, thanë se flenë më pak sesa ç’kanë nevojë.


Më së paku, sipas hulumtimit, flenë personat që bëjnë këtë profesion:

1: Punëtorët e shëndetësisë – 4 orë e 15 minuta
2: Mbrojtësit e rendit dhe ligjit – 4 orë e 30 minuta
3: Mësuesit – 4 orë e 35 minuta
4: Gazetarët – 4 orë e 50 minuta
5: Industria e turizmit – 5 orë

Ndërkaq, ata që bëjnë më së shumti janë:


1: Industria e flokëve dhe bukurisë – 9 orë e 40 minuta
2: Telemarketing – 8 orë e 45 minuta
3: Sigurim – 8 orë e 20 minuta
4: Tekstil – 8 orë e 15 minuta
5: Ndërtimtari – 8 orë e 10 minuta.


Të gjithë të anketuarit kanë thënë se stresi dhe konsumimi i lartë i kafeinës janë ndër faktorët kryesorë që i mbajnë zgjuar gjatë natës./Indeksonline/