75 Mall Live Search
08:16 / E Hënë, 26 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Profesor Osman Ismaili sjellë në gjuhën shqipe librin e dijetarit të madh austriak

Profesori i njohur i Fakultetit Juridik, Osman Ismaili ka sjellur për studiuesit shqiptar të së drejtës së shtetit në gjuhën shqipe librin e famshëm “General Theory of Law & State”, në shqip (Teoria e përgjithshme e së drejtës dhe e shtetit).

Libri i dijetarit të madh austriak të së drejtës dhe shtetit tani është në dispozicion në gjuhën shqipe duke qenë një pasuri e madhe për njohësit dhe studiuesit e kësaj fushe.

Lajmin për publikimin e këtij libri e ka dhënë “krahu i djatht” i profesor Ismailit, prof. Flamur Hyseni.

Studentët e Fakultetit Juridik të UP-ës, (BA, MA, PhD) dhe të gjitha fakulteteve juridike tjera, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe Mal të Zi, nga tani mund ta kanë librin./Indeksonline/

Temat: