75 Mall Live Search
12:52 / E Shtunë, 11 Shkurt 2023 / shkelqim osmanaj

Profesori i njohur: Kush e mbulon humbjen e kthimit nga investimi i fondeve tona nga TRUST-i për vitin 2022?

Profesori i Univrsitetit të Prishtinës, Ujkan Bajra përmes një postimi në Facebook ka njoftuar se trusti ka shpërndarë pasqyrën e kursimeve pensionale për vitin 2022. Ai ka bërë të ditur se kthimi i investimit është me humbje.

Më tutje ai ka bërë të ditur se ka raste kur humbjet janë më të mëdha për bilancet më të vogla.

‘’Gjithashtu, ka raste kur humbjet janë më të mëdha për bilancet më të vogla. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, p.sh., nëse një kontribues ka grumbulluar 10 mijë euro në TRUST, humbja për vitin 2022 është afërsisht 600 euro ose deri në 6% të vlerës së akumuluar’’, ka shkruar profesori Bajra.

Postimi i plotë:

Këto ditë TRUSTI ka shpërndarë pasqyrën e kursimeve pensionale (në email) për vitin 2022 për të gjithë kontribuesit. Tani në secilin kontribues mund të shihni se kthimi i investimit është me humbje (negativ).

Gjithashtu, ka raste kur humbjet janë më të mëdha për bilancet më të vogla. Sipas një përllogaritjeje të thjeshtë, p.sh., nëse një kontribues ka grumbulluar 10 mijë euro në TRUST, humbja për vitin 2022 është afërsisht 600 euro ose deri në 6% të vlerës së akumuluar. 

Vlera e aseteve (njësive monetare) nën menaxhimin e FKPK-së më 31 dhjetor 2022 arriti në 2.41 miliardë euro. Por humbja është mbi 120 milionë (- 120 milionë) për të gjithë kontribuesit.

Nëse pjesa e kërkuar e TRUST-it shpërndahej në prill 2022, humbjet e kontribuesve ishin tashmë më të vogla në çdo perspektivë të mundshme, duke marrë parasysh inflacionin, njësitë e investuara, fuqinë blerëse të konsumatorit dhe të ngjashme.

Pyetja është kush e mbulon humbjen e kthimit nga investimi i fondeve tona nga TRUST-i për vitin 2022?