19:47 / E Enjte, 05 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Profesori i UP-së i kundërpërgjigjet Vuçiqit ndaj deklaratës për masakrën e Reçakut: “Ti duhej të ishe në Hagë”

Analisti dhe profesori i UP-së, Milazim Krasniqi ka reaguar ndaj deklaratës së Vuçiqit.

Krasniqi tha se Vuçiqi e quajti idiot Uilliam Uokerin, ushtarakun dhe diplomatin e lartë amerikan, shkruan Indeksonline.

Më tutje ai shtoi se Ambasada e SHBA-ve në Beograd do të duhej ta thoshte ndonjë fjalë, ndaj kësaj deklarate skandaloze dhe idiote të presidentit serb, dhe se Vuçiqi duhej të ishte në Hagë, për nxitjen e masakrave dhe të gjenocidit.

Postimi i plotë:

Vuçiqi e quajti idiot Uilliam Uokerin, ushtarakun dhe diplomatin e lartë amerikan. Jam kurreshtar të shoh se si do të përgjigjet diplomacia amerikane. E pakta ambasada e SHBA-ve në Beograd, do të duhej ta thoshte ndonjë fjalë, ndaj kësaj deklarate skandaloze dhe idiote të presidentit serb. Vuçiqi e ka mizën nën kapuç sepse ka qenë ministër i propagandës në atë kohë. Logjikisht, ai do të duhej të ishte në Hagë, për nxitjen e masakrave dhe të gjenocidit./Indeksonline/