75 Mall Live Search
10:34 / E Martë, 23 Shtator 2025 / Z S

Profesori nga Kosova përsëri në mesin e shkencëtarëve më të mirë në botë

Profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, prof. Avni Berisha, ka hyrë në mesin e 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar të botës në renditjen e publikuar nga Universiteti i Stanfordit, më 19 shtator 2025.

Sipas njoftimit profesori Berisha, duke hyrë në këtë grup të shkencëtarëve, ka fuqizuar njohjen ndërkombëtare në qarqet elitare shkencore bashkë me Universitetin e Prishtinës dhe fakultetin ku jep mësim dhe zhvillon hulumtimet.

May be a graphic of ‎2 people and ‎text that says '‎WOFLOSTOP 20 2% ELSEVIER S Stanford University "World Ranking of 2% Scientist' Source: Stanford University, USA, and Elsevier Included in the year-wise ranking for four consecutive years. 2022 2023 Prof. Prof.dr.AvniBERISHA dr. Avni BERISHA 2024 2025 ΧΔΙC V كد PRISHTIN PRIS N 1970 MCMLXX 70MCMLXX មនស STUDIORUM UNIVERSITY OF PRISHTINA‎'‎‎

Renditja e Universitetit të Stanfordit, në bashkëpunim me “Elsevierin” që konsiderohet më presitigjiozja në botë, mbledh të dhëna për më shumë se 100 mijë shkencëtarët më të mirë të globit nga platforma “Scopus”, duke vlerësuar ndikimin e citimeve jetësore dhe të një viti në 22 fusha dhe 174 nënfusha shkencore.

Ai edhe vitin e kaluar ishte pjesë e listës së 2 për qind të shkencëtarëve më të cituar në botë./Indeksonline/