75 Mall Live Search
11:30 / E Mërkurë, 18 Mars 2020 / indeksADMonline

Profesori nga Parisi: Franca s’ka shpallë gjendje të jashtëzakonshme, gjendet fiks sikur Kosova

Profesor i shkencave politike në Universitetin e Parisit, Nezir Kraki ka komentuar propozimin e gjendjes së jashtëzakonshme, të propozuar nga presidenti, Hashim Thaçi.

Sipas tij, definicioni i gjendjes se jashtëzakonshme nuk është i njëjte ne te gjitha vendet sepse aty futen shume parametra, sidomos fuqia ushtarake dhe kapacitetet socio-ekonomike te secilit vend, transmeton Indeksonline

“Përkundër asaj qe lexoj ne fb, Franca nuk ka shpalle gjendje te jashtëzakonshme. Franca është ne gjendje te urgjencës sanitare/shëndetësore, fiks sikur Kosova. Kufizimet ne lëvizje dhe rregullat e reja te punës nga shtëpia janë vendose me dekrete e vendime te qeverise”, ka shkruar ai.

Postim i plotë:

 Gjendja e jashtzakonshme

Disa sqarime

Se pari, definicioni i gjendjes se jashtzakonshme nuk eshte i njejte ne te gjitha vendet sepse aty futen shume parametra, sidomos fuqia ushtarake dhe kapacitetet socio-ekonomike te secilit vend.

Shumica e vendeve te zhvilluara dhe te prekura nga virusi covid 19 kane shpalle gjendje te urgjences sanitare apo shendetsore. Jo gjendje të jashtzakonshme siç eshte rasti me USA apo me Spanjen.

Përkunder asaj qe lexoj ne fb, Franca nuk ka shpalle gjendje te jashtzakonshme. Franca eshte ne gjendje te urgjencës sanitare/shendetsore, fiks sikur Kosova. Kufizimet ne levizje dhe rregullat e reja te punes nga shtepia jane vendose me dekrete e vendime te qeverise.

Mobilizimi i burimeve njerezore ne fushat esenciale per kete krize mund te behet me vendime dhe dekrete.

Kosova nuk ka as ushtri, as rezrva ne naftë, as centrale berthamore, as armatim te rrezikshem. Nuk ka as avionë ushtarako-mjeksor, as helikoptera te mbrojtjes civile. Shkurt s’ka çka mobilizon më shumë se kaq edhe po ta shpallte gjendjen e jashtzakonshme.

Leni përrallat e mos e krahasoni Kosoven me Ameriken.

Fuqia dhe kapacitetet e Kosoves veç janë të mobilizuara tashmë me gjendjen e urgjences shendetesore qe eshte shpallë javen e kaluar. Tash duhet te zhbllokohen mjete financiare dhe te sigurohen pajisje te nevojshme mjeksore.

Koncetrohuni në gjerat konkrete dhe rrini n’shpi ju lutem.

Sepse, i madh e i vogel e dime qe Hashim Thaqi nuk eshte sinonim sigurie as per Kosovën as për qyetatrët e saj.