75 Mall Live Search
20:05 / E Martë, 01 Shkurt 2022 / SH F

Profesori nga Vushtrria merr përkrahje edhe nga të burgosurit e Grupit të Kumanovës

Profesori Lulzim Paci nga Vushtrria i cili u bë i famshëm për vallëzimin e tij në rrjetin social Tiktok, po merr mbështetje të madhe

Në një video të postuar nga i burgosuri Naser Bajraliu, apo siç njihet me nofkën “Bekë Bajra”, i dënuar në rastin “Kumanova”, ai shihet duke vallëzuar me shokë të dhomës, duke iu bashkuar kështu sfidës “Profa”.

Ndryshe, profesori  Lulzim Paca, nga bullizmi që iu bë për shkak të videove të postuara në rrjetet sociale duke vallëzuar, mori përkrahje të madhe në rrjetet sociale pas një interviste ku u pa duke qarë.