75 Mall Live Search
22:26 / E Premte, 29 Janar 2021 / OSH

Profesori Sejfiaj tregon arsyet se pse Ramë Likaj e meriton të jetë deputet

Profesori i maqinerisë, Zenel Sejfiaj ka përmendur disa nga virtytet dhe cilësitë më të mira të ministrit aktual të Arsimit, Ramë Likaj.

Sejfiaj u shprehë se Likaj sa ishte profesor me qasjen e tij efiqente dhe efikase në krye të një institucioni kaq të rëndësishëm, është dëshmuar që praktikon politikat ditore dhe punon për politikat afatgjata, që janë në interes të edukimit dhe arsimimit kosovar, transmeton Indeksonline.

Postimi i plotë:

Prof. Ramë Likaj, një ndër më të shquarit kandidatë për deputet, njohës i shkëlqyeshëm i fushës së arsimit, pragmatik dhe vizionar, ai do ta nderojë jo vetëm AAK-në, por vetë Kuvendin e Kosovës.

Ramë Likaj, me background-in e tij akademik e shkencor, me diskursin e matur dhe argumentues, gjithnjë përçon frymë unike, kolegiale dhe intelektuale.

Duke pasur mësimdhënien profesion, menaxhimin e ka pasion, përgjegjësi dhe moralitet.

Ramë Likaj, fundja, me përvojën edhe si Ministër i Arsimit, me qasjen e tij efiqente dhe efikase në krye të një institucioni kaq të rëndësishëm, është dëshmuar që praktikon politikat ditore dhe punon për politikat afatgjata, që janë në interes të edukimit dhe arsimimit kosovar.

Ramë Likaj, gjatë kohës sa ishte ministër, ndërroi kursin  dhe diskursin  e këtij institucioni në raport me përfaqësues, njohës, ambasadorë të vendeve evropiane, duke e krijuar një rrjet bashkëpunim të fortë me  iniciativa konkrete dhe rezultate të prekshme.

Ramë Likaj u shqua si bashkëpunues me universitete publike, duke qenë një fascilitator i ngritjes së cilësisë dhe integritetit arsimor, po ashtu edhe në mbështetje të universiteteve private në ngritjen e kualiteteve profesionale.

Ramë Likaj, përveç politikave programore që shtronte përbrenda institucionit, ai tërë kohën ka qenë afër shkollave, nxënësve dhe mësimdhënësve të tyre, duke i përkrahur nga afër, me vizitat, herë në  cilësinë e ministrit, herë në cilësinë e kolegut të tyre, duke u njohur më për së afërmi me vështirësitë dhe sfidat qoftë teknike, apo edhe pengesat si pasojë e pandemisë.

Ramë Likaj, së pari e së fundi, në politikë ka hyrë nga fusha e dijeve, prandaj vota për të është ngritje e nivelit të komunikimit dhe debatit në Kuvendin e Kosovës. Kështu, ai është model i mendjes se hapur, i përfaqësimi dinjitoz dhe i artikulimit  serioz të çështjeve jetike për shoqërinë kosovare.

Voto nr. 51, voto mendjen e hapur,  voto për vlerat akademike në politikë!