18:44 / E Hënë, 18 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Profesori shpik mantelin e padukshëm [Video]

Pak ditë më parë profesori Zhang Xiang nga Universiteti i Kalifornisë, Berkeley shokoi botën me “mantelin e tij të padukshmërisë”.

Në një video të bërë virale në të gjithë botën tashmë, ai pretendon se në duar ka “mantelin e padukshmërisë” ndërsa ecën nëpër një park.

Video është ndarë në të gjithë botën në të gjitha rrjetet sociale me titullin “Profesori shpik veshje të padukshme.”

Por profesionistë të prodhimit të filmit dhe televizionit e kanë hedhur poshtë këtë lajm duke e cilësuar si të pavërtetë dhe thanë se “manteli i padukshëm” ka të ngjarë të jetë një copë pëlhure e gjelbër që përdoret për ekranet e gjelbra.

© SYRI.net